Problemet e zemrës

08/04/2011 20:45

Çështje të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë moderne do të jenë në fokusin e një konferencë shkencore pranë spitalit “Hygeia” në Tiranë.

Problemet kardiake janë të shpeshta në pjesën më të madhe të popullsisë, ndaj mjekët e konsiderojnë mëse të domosdoshëm trajtimin e problemeve të sëmundjeve të zemrës.

“Bëhet fjalë për përdorimin e tenkologjisë së avancuar në trajtimin e të sëmundjeve të zemrës. Mund të përmend vetëm infarktin e miokardit ku për këtë sëmundje bëhet një diagnostikim i shpejt dhe ndërhyrjet e tjera që e kthejnë këtë patollogji nga një sëmundje minimalisht invalidizuese dhe maksimalisht vdekjeprurëse, në një patollogji ku pacienti mund të shkojë të pasnesërmen në punë”, është shprehur Edvin Dado, mjek kardiolog.

Mjekë të njohur kardiologë shqiptarë dhe të huaj do të shkëmbejnë përvoja të tyre në lidhje dhe me teknologjinë avancuar për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, sidomos për ato sëmundje që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.

“Në konferencë do të sillen tematika nga më interesantet, përsa i përket trajtimeve kirurgjikale me teknikat dhe teknologjinë më të avancuar që ekzistojnë sot në komunitetin evropian. Kjo duke filluar që me proçedurat e trajtimit kirurgjikal miniinvaziv e deri në trajtimin e sëmundjeve më komplekse siç është kirurgjia e aortës apo bypass-et me grafte arteriale”, deklaroi Edvin Prifti, mjek kardiokirurg.

Vetëm në një periudhë 7 mujore në spitalin “Hygeia” janë kryer rreth 100, ndërhyrje kirurgjikale të pacientëve me probleme kardiake.

Top Channel