Parlamenti injoron të birin e Kim Jong il

08/04/2011 09:45

Një sesion i rrallë i Parlamentit të Koresë së Veriut, që shihej si një mundësi për të diskutuar mbi pasardhësin politik të vendit, ka përfunduar pa përmendjen e liderit Kim Jong il dhe të birit të tij, që pritet ta zëvendësojë.

Vëzhguesit janë vënë në kërkim të zgjidhjeve që Kim Jong un duhet të marrë gjatë drejtimit të periudhës së tranzicionit për shkak të sëmundjes së të atit.

Por mediat shtetërore koreane nuk përmendën asnjë prej tyre. Asambleja Supreme e Popullit ra dakord për “rritjen e mrekullueshme” të prodhimit të brendshëm.

Analistët e politikës së errët koreano-veriore mendojnë se vendimtare do të jetë mbledhja e Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes.

Ndërsa agjencia zyrtare e shtypit, KCNA, nuk përmendi nëse Kim Jong il apo djali i tij 28-vjecar ndoqën sesionin, apo nëse emri i këtij të fundit u përmend në të.

Top Channel