Lindje e Mesme, Hamas njofton armëpushim

08/04/2011 04:15

Hamasi njoftoi një armëpushim me forcat izraelite.

Armëpushimi hyri në fuqi në orët e mbrëmjes së enjte. Vendimi është marrë pas disa ditësh incidente mes forcave izraelite dhe militantëve të krahut të armatosur palestinez.

Pesë persona gjetën vdekjen dhe të paktën 35 të tjerë u plagoësn nga sulmi më i fundit ajror izraelit mbi Gaza, raportuan burimet spitalore palestineze.

Kundërpërgjigja izraelite erdhi pas sulmit me raketë të lëshuar nga territori palestinez ndaj një autobusi, ku një i ri e shoferi mbetën të plagosur rëndë.

Top Channel