Libi, NATO u kërkon falje rebelëve

08/04/2011 09:30

Komandanti i rebelëve në Libi ka deklaruar se NATO ka kërkuar të falur pasi goditi gabimisht një njësi tankesh të drejtuar nga rebelët në qytetin lindor të Axhdabijas.

Gjenerali Abdelfatah Yunis tha se sulmi ajror u krye pavarësisht një paralajmërimi që i ishte bërë NATO-s, se tanket ishin drejtuar për në vijën e frontit.

Aleanca deklaroi se po heton ngjarjen, por pa dhënë detaje mbi të. Rebelët thanë se katër bashkëluftëtarë të tyre humbën jetën, ndërsa mjekët libikë bënë të ditur se viktimat ishin të paktën 13.

“Do të na pëlqente të merrnim një përgjigje për atë që ndodhi. Do të donim një sqarim racional dhe bindës”, deklaroi gjenerali Yunis.

Ai shtoi se gabime të tilla nuk duhet të përsëriten dhe bëri thirrje për një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen.

Top Channel