Kriza, BE diskuton sot për Portugalinë

08/04/2011 08:55

Bashkimi Evropian do të diskutojë mbi masat dhe afatet për ndihmën që duhet t’i jepet Portugalisë, pas kërkesës që ky shtet bëri për ndihmë.

Ministrat e Financave të BE, në një samit dyditor në Budapest do të marrin në konsideratë mundësinë e një marrëveshjeje.

Por nga ana tjetër ka dyshime nëse qeveria e Portugalisë do të bjerë dakord me masat anti-krizë, që do të jenë edhe një parakusht për huatë financiare.

Qeveria e kryeministrit Jose Socrates ra për shkak se nuk miratoi dot masat anti-krizë. Komisionit Evropian u shpreh i qartë ditën e mërkurë se do të diskutojë për marrëveshjen me autoritetet portugeze.

KE shtoi se në rastin e Irlandës ishte biseduar me partitë e opozitës dhe biznesin para se të miratohej marrëveshja.

Top Channel