Jemen, viktima në protestat anti-qeveritare

08/04/2011 22:20

Pas Sirisë, ku forcat e sigurisë vranë të paktën 23 persona, viktima janë regjistruar edhe në protestat anti-qeveritare në Jemen.

Sipas BBC, e cila u referohet burimeve mjekësore, të paktën një demostrues ka mbetur i vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga përleshjet mes protestuesve anti-qeveritarë dhe forcave të sigurisë në qytetin e Taizit.

Manifestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh i cili gjatë fjalës së mbajtur në një miting të mbështetësve të tij, dënoi ‘ndërhyrjen’ e vendeve fqinje për zgjidhjet e krizës, referuar propozimit të kryeministrit të Katarit që dy ditë më parë tha se gjashtë vendet e Gjirit shpresojnë në arritje e një marrëveshje që do të conte në largimin e Saleh.

Top Channel