Izrael, sulme pavarësisht armëpushimit

08/04/2011 15:15

Të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë në një sulm ajror nga forcat izraelite në Gaza, përfshi edhe dy gra, bënë të ditur burime spitalore.

Sulmi i forcave izraelite u ndërrmor pavarësisht se disa orë më parë Hamasi, grupi militantist që gëzon mbështetje të gjerë në Rripin e Gazës, kishte paraqitur një kërkesë për armëpushim.

Ditën e enjte, antarë të armatosur të këtij grupimi qëlluan me një predhë anti-tank një autobuz shkolle, duke plagosur dy persona.

Në dy ditët e fundit, si pasojë e kundërpërgjigjeve të ushtrisë izraelite, dhjetë palestinezë kanë mbetur të vrarë, në atë që përbën episodin më të ashpër të dhunës që prej ndërhyrjes ushtarake të vitit 2009.

Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e Tel Avivit zyrtar ndaj ofertës për këtë paqe dhe as nëse të gjithë grupimet militantiste palestineze do të jenë të gatshme të respektojnë këtë armëpushim.

Top Channel