Itali, boshatiset ishulli i Lampeduzës

08/04/2011 13:45

Ishulli i Lampeduzës në Itali, në të cilin zbarkuan me mijëra emigrantë nga vendet arabe, është boshatisur pas largimit të anijes së fundit me klandestinë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, ishulli është pothuajse pa emigrantë, përvec 72 personave që kanë mbetur ende atje.

Sipas burimeve, 72 emigrantët ndodhen në një qendër pritjeje dhe sipas informacioneve të fundit, ata do të riatdhesohen në ditët e ardhshme.

Këta klandestinë mbërritën në ishull pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Tunizisë, me një varkë që mbante në bord 104 persona.

Vala e emigrantëve arabë që largoheshin nga konfliktet në vendet e tyre për në Itali shkaktoi një pakënaqësi të madhe tek banorët e Lampeduzës, të cilët shpesh herë u hodhën në protestë kundër tyre.

Top Channel