Bregu i Fildishtë, zbulohen 100 kufoma

08/04/2011 12:40

Mbi 100 trupa të pajetë janë zbuluar në Bregun e Fildishtë, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara, ku vazhdojnë luftimet mes grupeve rivale për presidencën.

OKB ka deklaruar se trupat janë gjetur në perëndim të vendit dhe se dyshohet që dhuna të ketë sfond ndëretnik.

Presidenti i njohur nga ndërkombëtarët, Alassane Ouattara ka vijuar betejën e tij me presidentin në detyrë Laurent Gbagbo, i cili është i strehuar në një bunker në Abidxhan.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian deklaron se mund të lehtësojë sanksionet ndaj vendit pas një kërkese të bërë nga zoti Ouattara.

“Grupet për të drejtat e njeriut që po hetojnë në perëndim të Bregut të Fildishtë kanë gjetur mbi 100 trupa në 24 orët e fundit, në tre lokalitete të ndryshme. Të gjitha ngjarjet duket se janë të motivuara etnikisht”, ka deklaruar ndërkohë Rupert Colville, zëdhënës i komisionerit të OKB-së për të drejtat e njeriut.

Top Channel