Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Një avion me 37 të burgosur politikë kubanezë të sapoliruar është ulur në Madrid, bashkë me familjet e tyre në bord.
Ata mbërritën me një fluturim të organizuar nga qeveria spanjolle, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kisha Katolike për lirimin e disidentëve kubanezë.
Marrëveshja në fjalë, e nënshkruar në korrik të vitit 2010, bëri që Kuba të binte dakord të lironte 52 persona të mbajtur në burg që prej vitit 2003.
Gazeta spanjolle “El Pais” bën të ditur se 115 ish-të burgosur politikë jetojnë aktualisht në ekzil në vendin iberik.
Numri në fjalë përshfin mbi 50 persona të liruar nga qeveria kubaneze jashtë afateve të marrëveshjes me kishën katolike.
Mbi 30 disidentë të tjerë vazhdojnë të mbeten në burgjet e Kubës, por Havana zyrtare thotë se ata që nuk janë liruar mbahen për shkak të akuzave të tjera, përfshirë këtu terrorizmin.
Top Channel