Tërmet në Japoni, pritet tsunami në Fukushima

07/04/2011 17:15

Një tërmet me magnitudë 7,4 të shkallës riechter goditi disa minuta më parë Japoninë dhe pritet që një dallgë e re me lartësi dy metra të mbërrijë së shpejti në brigjet lindore.

Ndonëse pesë herë më të ulta se dallgët që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar i magnitudës 9.0 në 11 mars, tsunami mund të jenë veçanërisht i rrezikshëm, pasi dallgët mund t’i drejtohen centralit bërthamor të Fukushimës.

Kompania që operon centralin e dëmtuar, TEPCO, bëri të ditur se është duke kontrolluar reaktorët, për të konstatuar nëse lëkundjet kanë krijuar dëmtime të reja.

Banorët e bregut lindor në Japoni janë këshilluar që të spostohen menjëherë në vende të larta, ndërsa epiqëndra është regjistruar në det pranë krahinës së Miagit, 40 kilometra nga bregu.

Top Channel