Rrezik për shpërthime në Fukushima

07/04/2011 09:55

Për të evituar shpërthimet dhe përkeqësimin e situatës, teknikët e centralit bërthamor të Fukushimës kanë filluar të përdorin injeksione azoti në një prej reaktorëve të dëmtuar.

Rreth katër javë pas tërmetit shkatërrues të 11 marsit dhe tsunamit gjigand që shkatërroi bregun e Paqësorit, kriza në Fukushima Daiichi është larg zgjidhjes.

Shtëllunga tymi të bardhë, ndoshta avull radioaktiv, vazhdojnë të dalin nga tre prej katër reaktorëve të dëmtuar.

Mburojat e lëndës djegëse në bërthamën e reaktorit dhe në pishinat e ftohjes duhet të furnizohen natë e ditë nga pompat e emergjencës derisa furnizimi me energji dhe sistemet e ftohjes të rivendosen.

Për të evituar shpërthimet të reja, TEPCO, ka vendosur të injektojë azot në reaktorin 1, ku është mbledhur hidrogjen në sasi domethënëse.

Top Channel