Portugalia i shtrin dorën për ndihmë BE-së

07/04/2011 02:30

Portugalia vendi t’i shtrijë dorën Bashkimit Europian duke i kërkuar ndihmë për të tejkaluar situatën e kritike në të cilën ndodhen financat e vendit.

Kërkesa u bë nga kryeministri Sokrates gjatë një fjalimi mbrëmjen e së mërkurës ku Sokrates thërriti gjithashtu edhe një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar.

Kryeministri Sokrates saktësoi se për vendimin e qeverisë së tij për të kërkuar ndihmë ishte njoftuar edhe presidenti. Sasinë dhe rrugët se si do të merrej ndihma financiare prej BE-së nga Portugalia, Sokrates nuk e saktësoi.

Më herët, Ministri i Financave, Fernando Teixeira dos Santos deklaroi se ishte mëse e nevojshme që vendi të kërkonte ndihmë financiare nga jashtë.

Top Channel