Libia, sulm ajror në Tripoli

07/04/2011 13:20

Avionë të paidentifikuar kanë fluturuar mbi kryeqytetin libian, Tripoli, ku janë dëgjuar të paktën tre shpërthime të forta në periferinë lindore.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime gazetareske.

Ndërkohë sipas zëdhënësit të kryengritësve bombardimi i NATO-s ka goditur forcat filo-Gheddafi në Misurata.

Bombardimet kishin shkaktuar 5 të vdekur dhe 25 të plagosur.

Në afërsi të qytetit portual të Brega, gjatë një sulmi të NATO-s, janë vrarë 2 kryengritës dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Top Channel