Kina konfirmon arrestimin e disidentit

07/04/2011 16:15

Autoritetet kineze lajmëruan sot se janë duke mbajtur nën arrest disidentin Ai Weiwei, i cili po hetohet për krime financiare.

Familja e tij e kanë konsideruar tërësisht politik arrestimin, ndërsa SHBA, Gjermania dhe Franca i kishin kërkuar shpjegime Pekinit, pasi artisti me famë ndërkombëtare u zhduk befasisht pasi u ndalua nga policia në aeroport.

Ai Weiwei është njeriu që projektoi “Folenë e Zogut”, stadiumin ku u zhvilluan Lojrat Olimpike të vitit 2008, ndërsa në fushatat e tij artistike ka dënuar vazhdimisht censurën e shtetit, kufizimet politike dhe ato në internet.

”Mund të informoj se autoritetet kanë ndaluar dhe po hetojnë Ai Weiwei-n, në bazë të ligjeve në fuqi, pasi disa parregullsi u panë në transaksionet e tij financiare”, deklaroi zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm Kinez, Hong Lei.

Top Channel