Izrael, sulm me mortaja i Hamasit

07/04/2011 15:30

Dy persona u plagosën në një zonë kufitare me Palestinën në Izraelin e Jugut, pasi pranë tyre shpërthyen predha mortajash të lëshuar prej militantëve të Hamasit.

Të dy ndodheshin në një autobuz publik, që për fat të mirë, sapo ishte boshatisur nga pasagjerët në një stacion.

Dhuna në Izrael pësoi një rritje të ndjeshme gjatë muajit të fundit, ndërsa forcat ajrore janë përdorur për të goditur pozicione të Hamasit në Rripin e Gazës.

Në këtë periudhë, mbi 80 predha mortaje janë lëshuar në Izraelin e Jugut, ndërsa të paktën 10 palestinezë janë vrarë në raprezaljet e ushtrisë izraelite.

Top Channel