Italia, ndërmjetësim për largimin e Gedafit

07/04/2011 03:00

Italia është duke punuar për gjetjen e rrugës dhe mënyrës për dhënien e një azili për liderin e Libisë Muamar Gedafi cka do të sillte edhe largimin e tij nga pushteti e dhënien fund të luftimeve në vendin afrikano-verior.

Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini pas një takimit që pati me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

“SHBA njohu roli kyc të Italisë për zgjidhjen e krizës në Libi. Pa përpjekjet tona dhe të Aleatëve është e qartë se misioni ndërkombëtar në Libi do të ishte krejt ndryshe”, tha Fratini në përfundim të takimit me Sekretaren Klinton.

Top Channel