Eurozona rrit normën bazë të interesit

07/04/2011 15:20

Banka Qëndore Europiane vendosi të rrisë me 1,25% normën bazë të interesit, për herë të parë që kur u vendos që norma të fiksohej në 1%, dy vjet më parë.

Kjo është një shenjë e rimëkëmbjes ekonomike që është duke ndodhur në vendet e BE-së, pasi kriza ekonomike kishte bërë që norma të ulej në nivelin e saj më të ulët historik.

Ndërkohë, Banka Qëndore Europiane publikoi një raport të ri mbi inflacionin, mesatarja e të cilit në vendet e eurozonës pritet të jetë prej 2,2% gjatë vitit aktual.

Megjithatë, ekzistojnë dyshime nga impakti që mund të kenë kolapse të reja ekonomike, ndërsa Portugalia deklaroi mbrëmjen e djeshme se nuk mund t’ia dalë më e vetme dhe ka nevojë për një kredi masive nga Brukseli.

Pas Greqisë dhe Irlandës, Portugalia do të shndërrohet në vendin e tretë brenda eurozonës që do të përfitojë nga “fondi i emergjencës”.

Top Channel