Brazil, sulmohet shkolla, 9 viktima

07/04/2011 15:25

Një njeri i armatosur hapi zjarr brenda një shkolle në qytetin e Rio de Zhaneiros, duke shkaktuar vdekjen e nëntë fëmijëve, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Pas aktit terrorist, ai i hoqi jetën vetes me një plumb në kokë. Identiteti i sulmuesit nuk është zbuluar ende.

Mësimi sapo kishte nisur në shkolla, kur ndodhi sulmi në zonën e quajtur Realengo. “Një njeri hyri në ambiente dhe qëlloi si i çmendur”, konfirmoi një zëdhënës i ushtrisë në Rio.

Top Channel