B.Fildishtë, Gbagbo refuzon të dorëzohet

07/04/2011 23:55

Presidenti i jashtëligjshëm i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, është i vendosur të mos dorëzohet ndërsa ka refuzuar vazhdimisht thirrjet e opozitës, pavarësisht garancive që i janë parashtruar për jetën e tij.

Ndonëse mbrohet nga rreth 200 trupa në bunkerin presidencial, i rrethuar nga mijëra ushtarë rebelë, Gbagbo është i vendosur që të vazhdojë luftën e tij.

”Fola në telefon me kryetarin e shtetit dhe gruan e tij më pak se një orë më parë dhe ai nuk ka ndërmend të dorëzohet. Presidenti Gbagbo do të luftojë”, deklaroi këshilltari i tij, Toussaint Alain, që nga Parisi.

”Është një çështje parimore. Presidenti Gbagbo nuk është një monark. Ai nuk është një mbret dhe as një perandor. Ai është një president i zgjedhur prej njerëzve të tij”.

Gbagbo zhyti në krizë vendin duke nxjerrë në rrugë ushtrinë për të mbrojtur pushtetin, ndonëse humbi në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Top Channel