Amsterdam, azilkërkuesi i vë flakën vetes

07/04/2011 21:40

Një azilkërkues iranian ndërroi jetë nga plagët, pasi i vendosi flakën vetes në qëndrën e Amsterdamit, lajmëruan burimet policore.

Kërkesa e tij fillestare për strehim politik ishte refuzuar, por apeli ishte ende duke u shqyrtuar. Duke iu referuar medias holandeze, ai lagu veshjet me benzinë, pasi kishte patur një debat me një grup njerëzish.

Ai i vuri flakën vetes në sheshin qëndror të Amsterdamit, ndërsa kalimarët u përpoqën t’a shuanin duke i hedhur ujë apo duke përdorur palltot e tyre.

Top Channel