E rrëmbeu dhe më pas la krokodilët t’ia hanin trupin, 76-vjecari dënohet me burgim të përjetshëm pas vrasjes së 5-vjecares
Qeveria e Sudanit bëri të ditur se Izraeli ndërmorri një sulm me raketa në qytetin e Port Sudanit, duke shkatërruar një makinë dhe vrarë dy pasagjerët e saj.
Më parë, policia kishte deklaruar se mjeti ishte shkatërruar në qytetin bregdetar si pasojë e një predhe të ardhur nga drejtimi i Detit të Kuq.
Sipas deklaratës së sotme të Khartumit zyrtar, dy helikopterë të ushtrisë izraelite dhunuan integritetin territorial të Sudanit, duke ndërmarrë këtë sulm.
Nuk është bërë ende i qartë identiteti i viktimave. Akuza ndaj Izraelit u bë prej Ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Ahmad Karti.
”Nga të dhënat paraprake mund të konfirmojmë se sulmi u krye prej Izrealit. Jemi absolutisht të sigurt për këtë”, deklaroi Karti.
Top Channel