Durrës, policia kap 1 kg heroinë

06/04/2011 18:05

Policia e qytetit të Durrësit ka sekuestruar pasditen e sotme një sasi modeste lënde narkotike dhe ka arrestuar një person.

Sipas informacioneve të fundit, agjentët kanë bllokuar 1 kilogram drogë të tipit heroinë, ndërkohë që kanë vënë në pranga shtetasin Ilir Hoxha, që e posedonte atë.

Autoritetet lokale njoftojnë se uniformat blu po hetojnë mbi origjinën e lëndës narkotike dhe destinacionin e mundshëm të saj.

Top Channel