Dule: Zgjedhje të parakohshme

06/04/2011 19:55

Vangjel Dule ka zbuluar në një takim në qytetin e Gjirokastrës se kandidatët e PBDNJ do të mbështeten nga socialistët në 9 komuna të qarkut Gjirokastër dhe Vlorë.

Në gjithë zonat e tjera, PBDNJ do të kandidojë e vetme, përfshirë edhe Himarën ku kandidat i kësaj force politike është Vasil Bollano.

“Dhe kandidaturat e PBDNJ vijnë me programe të vecanta, të detajuara, që prekin cdo aspekt të jetës së komunitetit lokal. Ky është celësi i fitores”, ka deklaruar Dule.

Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë e vetmja rrugë për vijimin e proceseve integruese të vendit në Bashkimin Europian.

“Vendi ka nevojë për institucione, për shtetin e së drejtës dhe këto garantohen përmes një procesi të ri zgjedhjesh të përgjithshme të afërt”, ka shtuar Dule.

Top Channel