Regjistrimi, Aleanca Kuqezi në Lac

05/04/2011 10:50

Aleanca Kuqezi ka zbarkuar sot në kishën e Lacit, ku besimtarët katolikë kanë nënshkruar peticionin kundër regjistrimit në baza fetare dhe etnike.

Në firmosjen e peticionit kanë marrë pjesë me qindra vetë, të cilat bashkë me aktivistët janë shprehur njëzëri se, regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare është anti-kushtetues.

“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, kanë deklaruar aktivistët e Aleancës, të cilët kanë kërkuar sërish hetimin e falsifikimeve në regjistrin civil.

Top Channel