Një kandidate femër në Lazarat

05/04/2011 16:25

Republika Kasmau, është një prej kandidateve që synon të fitojë në zgjedhjet e 8 majit në komunën e Lazaratit.

Vajza e cila bëri shumë emër për shkak se ishte një nga konkurrentet e edicioneve të reality show-t “Big Brother Albania”, tani kandidon nën siglën e partive opozitare.

“Aty ka njerëz që e kanë parë dhe e kanë njohur Bikën si përson dhe kjo më shton besimin e tyre kundrejt meje. Oti Aliko është një kundërshtar i fortë sepse vjen nga dy mandate dhe ka krijuar atë bagazhin, por kjo nuk do të thotë që unë mund të jem e dobët përballë këtij fakti. Absolutisht, unë jam frymë e re”, theksoi Kazmau.

I sigurt për fitoren e një mandati të tretë në Lazarat, një bastion i së djathtës, kryetari aktual i komunës, njëkohësisht kandidati i PD-së përgëzon rivalen e tij për guximin.

“Unë e prëgëzoj atë vajzën për kurajon që pati për të dalë kandidate. Do ketë mirëkuptimin tim, ajo dhe gjithë njerëzit e saj dhe normalisht në fund ne jemi dhe do mbetemi miq me të”, theksoi Aliko.

Republika është e para femër që tenton të përballet me kandidatet e tjera në këtë komunë e cila historikisht ka votuar djathtas.

Top Channel