Konflikti për flamujt në Tiranë

05/04/2011 12:25

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj i ka kërkuar zëdhënësve të policisë në qarqe të ndryshme të vendit, një bashkëpunim me median gjatë procesit zgjedhor.

Burgaj ka folur për transparencë, ndërsa i ka kërkuar meidas që jo cdo ngjarje që ka ndodhur kohët e fundit të lidhet me procesin zgjedhor.

“Jo tendencës për të tepruar ngjarjen pa marrë më parë konfirmimin e organeve të specializuara, në këtë rast Policia e Shtetit. Jo tendencës për të lidhur cdo ngjarje kriminale që ndodh në Shqipëri me procesin zgjedhor”, ka deklaruar Burgaj.

Interesimit të medias në lidhje me incidentet me armë të kohëve të fundit, Burgaj lidhi vetëm dy rastet, atë të Lezhës dhe Dajtit, si indirekt me fushatën elektorale, por për plagosjen e Ardit Kajes, shefit të Isnpektoratit të Ndërtimit, Burgaj tha se ende nuk dihen motivet dhe se po punohet.

“Ka patur lidhje me procesin zgjedhor, në mënyrë indirekte sepse këto kanë qenë konflikte të castit. Po hetojmë dhe shpresoj se së shpejti do të njiheni me të vërtetën”, u ka thënë Burgaj gazetarëve.

Numri 1 i Policisë së Shtetit ka theksuar se do të presë një vendim të këshillit bashkiak të Tiranës lidhur me vendin ku duhet të vendosen simbolet politike.

“Të gjitha bashkitë duhet të marrin vendim se në cilat zona lejohen flamujt politikë dhe në cilat jo. Ne jemi të hapur për të zbatuar cdo vendim të ligjshëm”, ka theksuar Burgaj.

Një ditë më parë policia bashkiake e Tiranës i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të bashkëpunojë për heqjen e këtyre simboleve, pasi në vendet ku janë vendosur është e jashtligjshme.

Top Channel