Fier, gjyqi i mjekëve

05/04/2011 20:20

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit po zhvillohet gjyqi ndaj tre mjekëve të arrestuar në korrik të vitit 2011. Ata janë akuzuar nga Prokuroria e Fierit për “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në gjyq kanë dalë mjekët Tushe Qallia dhe Leon Shpataraku, që të dy anëtare të Komisionit të Paaftësisë për punë të cilat, sipas policisë që i ndaloi, dyshoheshin se jepnin padrejtësisht raporte për persona me aftësi të kufizuara, kundrejt shumave të parave.

Nën akuzë është dhe ish kryetari komisionit Stavri Furxhi, i cili është person në kërkim.

Në seancën e së martës në Gjykatën e Fierit, do të paraqitej si provë filmimi i realizuar nga Prokuroria.

Gjyqtarët e kësaj seance, Pirro Sota dhe Alfred Konomi, kanë ndaluar mediat të ndjekin proçesin duke pretenduar se më herët duhej marrë një leje nga kryetari i gjykatës.

Mes gjyqtarëve dhe gazetarit të Top Channel është zhvilluar ky debat.

Prokuroria pritet të paraqesë para gjykatës një prej provave që inkiminon mjekët për korrupsion.

Prova është një regjistrim ambjental audio dhe video në zyrën e komisionit ku mjekët janë duke biseduar mes tyre për ryshfetet e raporteve për aftësinë e kufizuar të personave të ndryshëm. Seanca e radhës është në datën 20 prill.

Top Channel