Policia bashkiake, letër asaj të rendit

04/04/2011 18:05

Policia bashkiake, në një letër drejtuar Drejtorisë së policisë së Tiranës, i ka kërkuar asaj bashkëpunim në heqjen e materialeve zgjedhore të vendosura nga partitë politike në mënyrë të paligjshme.

Bashkia e Tiranës ka vënë në dijeni policinë e kryeqytetit, duke iu referuar konfliktit të së dieles, se afishimi i materialeve propogandistike për fushatë elektorale bëhet vetëm në vendet e përcaktuara më parë nga kryetari i njësisë vendore dhe të miratuara nga KQZ-ja.

Për cdo rast, policitë bashkiake janë të ngarkuara të heqin këto materiale pasi shkelet Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Duke e konsideruar vendosjen e simboleve gjatë së dielës në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” në mënyrë të paligjshme, policia bashkiake ka kërkuar konform ligjit ndihmën e policisë së rendit të kryeqytetit.

Top Channel