LSI: Dënojmë sulmin ndaj Ardit Kajës

04/04/2011 16:00

Pas akuzave të bëra nga bashkia e Tiranës, LSI ka reaguar duke thënë se e dënon këtë akt kriminal.

Përmes një deklarate për shtyp, LSI është shprehur se inkurajon organet e zbatimit të ligjit për një hetim të shpejtë e profesional, për të vënë para drejtësisë autorët dhe cilindo që mund të rezultojë i implikuar me ta.

“Ndërkaq, e ftojmë kryetarin e bashkisë të vetëpërmbahet, të ruajë qetësinë, të presë përfundimet e hetimit dhe të mos nxitojë të bëjë edhe policin, edhe prokurorin, edhe ekspertin, sepse përpjekjet për ta transferuar pistën e hetimit pa pritur përfundimet janë dëshmia më e qartë e panikut dhe e frikës për humbjen që e pret në zgjedhjet e 8 majit”, thuhet në deklaratë.

Top Channel