Lirohet shoferi që qëlloi me armë

04/04/2011 16:35

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për shtetasin Ylli Hidri, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti me kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar në komunën Dajt, Besim Kuka.

Hidri u arrestua pak minuta pas këtij konflikti nga forcat e policisë së Tiranës. Të dy personat ishin konfliktuar po atë ditë edhe më parë, për shkaqe që nuk kanë lidhje me motivet politike.

Gjykata vlerësoi se Hidri, shofer i autobuzit në linjën Tiranë-Dajt, nuk është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka vendosur për të që të paraqitet cdo ditë të hënë në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Top Channel