Gazi vret një 55 vjeçar

04/04/2011 14:30

Një 55 vjeçar me profesion shofer ka humbur jetën sot në vendin e quajtur Mollaj 3, në fshatin Romës të Fierit.

Viktima është Aleksandër Murrizi nga Patosi punonjës i një kompanie që merret me transportin e gazit të lëngshëm.

Kolegët e tij e kanë gjetur pa jetë trupin e 55-vjeçarit dhe mendohet se ai ka humbur jetën i asfiksuar nga gazi i lëngshëm për shkak se ndodhej pranë rubinetave që shërbenin për ngarkimin e mjetit.

Mendohet se për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse gazi e ka goditur në fytyrë duke e asfiksuar.

Top Channel