Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 20 vjet burg për Sonila Lumin, nënën që vrau djalin e saj në maj të vitit të kaluar.
Sonila Lumi akuzohet për vrasje me dashje të të miturit, pasi vrau djalin e saj 18 muajsh ngaqë nuk duronte dot të qarat.
Sipas konkluzioneve të hetimit që ka paraqitur prokuroria, fëmija ka qenë në oborr duke lujatur, por ngaqë ishte bërë pis nëna e ka goditur me grushta në gjoks duke i shkaktuar gjakderdhje.
Ndërsa foshnja ka vazhduar të qajë ajo e ka mbytur atë pasi nuk e duronte dot duke e lënë të vdekur.
Prokuroria ka thënë se nga autopsia ka rezultuar se fëmija ka vdekur nga asfiksia pasi është mbytur nga nëna dhe në qafe ka patur shenjat e gishtave të nënës, ndërsa kjo e fundit nuk ka shfaqur shenja pendese pas krimit.
Për akuzën e vrasjes me dashje të të miturit, prokurori Julian Kristo kërkoi dënimin e Sonila Lumit me 20 vjet burgim, por vendimi i gjykates është lënë për një tjetër datë pasi mbrojtja nuk ka patur gati konkluzionet.
Top Channel