Peqin, flakët përfshijnë një banesë

03/04/2011 15:40

Zjarri ka përfshirë një banesë në fshatin Lolaj në rrethin e Peqinit, për pasojë e zonja e shtëpisë, Vjollca Lolaj ka marrë djegie të rënda.

Mësohet se flakët janë përhapur nga era pas djegies së disa mbeturinave pranë shtëpisë së viktimës.

Zjarrëfikësit mbërritë menjëherë në vendngjarje duke ndërhyrë për ndalimin e flakëve, ndërkohë që e zonja e shtëpisë është shoqëruar menjëherë në spital ku po kurohet për djegie të shkallës së dytë.

Top Channel