Humbja e Reshat Bardhit, e hëna ditë zie

03/04/2011 17:00

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen “Ditë Zie Kombëtare” të hënën e kësaj jave, datë 4 prill 2011, në nderim të udhëheqësit shpirtëror të bektashizmit, Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen “Ditë Zie Kombëtare” të hënën e kësaj jave, datë 4 prill 2011, në nderim të udhëheqësit shpirtëror të bektashizmit, Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Qeveria ka kërkuar nga të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë, dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.

Nga ora 10 deri në orën 12 të së hënës do të zhvillohen homazhet në Pallatin e Kongreseve dhe në orën 13 e 30 do të bëhet varrimi në mjediset e Kryegjyshatës Botërore sipas rregullave fetare.

Edhe ambasadori amerikan Arvizu me anë të një telegrami i ka shprehur ngushëllimet të afërmve të Baba Reshat Bardhit, si dhe të gjithë pasuesve të përkushtuar të Bashkësisë Bektashiane kudo në botë.

Në telegramin e tij Arvizu shprehet se Haxhi Dede Reshat Bardhi ishte një njeri i jashtëzakonshëm i spiritualitetit, dhembshurisë, e integritetit dhe është një shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë njerëzit pavarësisht nga besimi i tyre.

Arvizu ka mbyllur telegramin duke u shprehur se, trashëgimia e tij do të jetojë gjatë në të ardhmen.

Top Channel