Videoja, eksperti anglez jep vlerësimin

02/04/2011 10:40

Pamja dhe zëri i videoregjistrimit “Meta-Prifti” është i patrukuar dhe i patjetërsuar.

Konkluzioni, sipas gazetës “Shqip”, vjen nga ekspertët privatë të huaj, të cilët kanë përcaktuar se videoja ku duken ish-ministrat e Ekonomisë është origjinale.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se ka mbërritur përgjigjja nga eksperti anglez për regjistrimin “Meta-Prifti”, ku kërkohej qartësimi i zërit të protagonistëve.

Eksperti Adrian Phillips u ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve që kanë ngritur hetuesit shqiptarë të çështjes, ndërsa ka shuar të gjitha paqartësitë se videoja ishte e trukuar dhe e montuar.

Mësohet se përgjigjja e anglezit po përkthehet nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe nga të dhënat e para konfirmohet se videoja është origjinale dhe në të nuk është ndërhyrë për të ndryshuar zërin.

Top Channel