PS: Basha të tregojë vjedhjet

02/04/2011 16:50

Partia Socialiste ka deklaruar se kandidati i PD-së për Tiranën, Lulzim Basha duhet të japë llogari për vjedhjet, korrupsioni në rrugë dhe shitjen e territorit detar Greqisë.

“Edhe dje u shfaq në rrugën Ali Demi kandidati i Saliut për Tiranën duke u treguar edhe njëherë banorëve të Ali Demit se nuk ka asnjë lidhje me qytetin e Tiranës, që nuk ka asnjë lidhje me hallet e Tiranës. Përpara se t’u buzëqeshë dhe përpara se të ofrojë premtime të gënjeshtërta, Luli i Saliut duhet të japë llogari dhe të sqarojë qytetarët se përse vodhi 200 milionë euro kur ishte ministër i Transportit”, deklaroi Lindita Nikolli, kryetare e njësisë bashkiake NR.1, në Tiranë.

“Ky minisali të shpjegojë se përse firmosi shitjen e territorit të Shqipërisë kur ishte ministër i Jashtëm, se përse vrau katër shqiptarë në demonstratën e 21 janarit”, shtoi ajo.

Top Channel