Fushata, Pollo në mbështetje të Bashës

02/04/2011 12:45

Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo ka dalë në fushatë elektorale për të mbështetur kandidatin e PD për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.

Pollo është shprehur se kryetari aktual i bashkisë, Edi Rama, është një element që i përket së kaluarës.

“Rama është vetëm një rudhë politike në fytyrën evropiane të qytetit të Tiranës”, ka deklaruar Pollo, duke shtuar se Basha është alternativa më e mirë për kryeqytetin.

Top Channel