PS, Padi për faturat e energjisë

01/04/2011 20:15

Deputeti socialist Ilir Beqja u paraqit në Prokurorinë e Tiranës për të depozituar kallëzimin penal për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes mbi mënyrën se si faturohet energjia elektrike.

“Si qytetar, por edhe në angazhimin tim në Kuvendin e Shqipërisë për të përmirësuar mënyrën e faturimit të energjisë elektrike për shqiptarët, sot iu drejtova Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim. Tashmë të gjithë janë të bindur se faturimi mbi 30 ditë në kushtet e një çmimi me dy fasha, është abuziv”, theksoi ai.

Beqja akuzoi edhe kryeministrin Berisha.

“Sali Berisha nga njëra anë premton qytetarëve shqiptarë se do u falë faturat e energjisë, nga ana tjetër jo vetëm që nuk është në gjendje t’i mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë, por me kompaninë e Shpërndarjes së Energjisë ku është aksioner, vazhdon të vjedhë shqiptarët”, theksoi Beqja.

Top Channel