Padia për faturat, reagon ÇEZ

01/04/2011 20:20

ÇEZ Shperndarje ka reaguar pas deklarates së sotme të deputetit të PS-së, Ilir Beqja, i cili u paraqit në Prokurorinë e Tiranës për të depozituar kallëzimin penal për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes mbi mënyrën se si faturohet energjia elektrike.

Në reagimin e saj ÇEZ Shpërndarje thekson se “nuk do të bëhet pjesë e strategjive elektorale të partive politike tani përpara zgjedhjeve lokale, por dëshiron të sqarojë për konsumatorët se duke qenë se i duhet të lexojë rreth 1.100.000 fatura në muaj për çdo konsumator, për disa arsye obektive si: probleme të infrastrukturës në Shqipëri, faktorë të jashtëm atmosferikë, probleme që lidhen me personelin e leximit, mungesa e sistemit të saktë të adresave; nuk është në gjendje që të kryejë lexim ekzaktësisht çdo 30 ditë për çdo konsumator”.

“Leximi ekzakt në çdo 30 ditë është një fenomen shqiptar i paaplikuar në asnjë vend tjetër të botës. Por për të mosndikuar në rritjen e faturës së klientëve për shkak të llogaritjes së konsumit 300 kë me çmim të diferencuar nga pjesa tjetër e konsumit, ÇEZ Shpërndarje i ka propozuar Entit Rregullator një zgjidhje e cila po zbatohet nga kompania”, thuhet në reagim.

Top Channel