Mjedisi, marrëveshje me Danimarkën

01/04/2011 14:50

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me homologen e tij daneze, për trajtimin e mbetjeve dhe ujërave në Shqipëri.

Ministrja daneze e Mjedisit, zonja Elleman, ka deklaruar gjatë këtij takimi se do të ofrojë asistencë edhe për ndërhyrjet e mundshme që mund të jepen në modelimin e agjencisë kombëtare, apo në proceset e monitorimit të mjedisit.

Në këtë takim, ministri Mediu ka marrë konfirmimin edhe për asistencë në fushën e emergjencave, apo në rastet e përmbytjeve sic ndodhi së fundmi në qytetin e Shkodrës.

Top Channel