Fier, kapet një ton e gjysmë hashash

01/04/2011 12:20

Rreth një ton e gjysmë hashash janë kapur nga drejtoria e policisë së Fierit në zonën bregdetare të Semanit. (UPDATE)

Droga ishte fshehur mes bimësisë në tokë, në pritje për t’u transportuar në Itali me një skaf.

Lënda narkotike ishte paketuar në 92 thasë të mëdhenj dhe e përgatitur për t’u vendosur në një mjet lundrues.

Droga u kap para se të ngarkohej dhe mësohet se policia po kryen një aksion ndjekjeje për kapjen e mjetit lundrues që do bënte transportin.

Mendohet se bëhet fjalë për një skaf të huaj që do hynte në bregdetin shqiptar për të marrë sasinë e madhe të lëndës narkotike.

Kjo e fundit është transportuar në bregdet në një rrugë të vështirë, me një mjet të transporteve bujqësore.

Policia ka patur informacion për drogën që në momentin kur ka nisur transporti dhe operacioni është ende në vijim.

Top Channel