BE, projekt me Ministrinë e Ekonomisë

01/04/2011 14:30

Bashkimi Europian dhe Ministria e Ekonomisë njoftuan nisjen e një projekti që synon forcimin e Infrastrukturës Kombëtare të Metrologjisë, si një nga kushtet kryesore për rritjen e eksporteve drejt tregjeve të huaja.

Ministri i Ekonomisë Nasip Naço u shpreh se, projekti dëshmon qartë mbështetjen që BE i jep Shqipërisë në përballimin e sfidave të integrimit europian.

Ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi theksoi rëndësinë që ka Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit, në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit.

Ambasadori i BE-së theksoi se, me anë të projektit do të jepen 1 milionë euro për qeverinë shqiptare.

Top Channel