Basha, takime te “Ali Demi”

01/04/2011 16:00

Kandidati i demokratëve për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është takuar sot me banorë të lagjes “Ali Demi”, të cilat janë ankuar për mungesën e zhvillimit urban në këtë zonë.

Zoti Basha premtoi se ka në projektin e tij për Tiranën, zhvillimin dhe rigjenerimin e lagjeve në brendësi. Një tjetër çështje e diskutuar me banorët në këtë zonë ishte punësimi.

“Duhet të nisë prespektiva e punësimit të të rinjve në Tiranë”, tha Basha.

Një nga premtimet enkas për këtë lagje nga kandidati demokrat ishte edhe rindërtimi i kinemas se vjetër “Ali Demi”.

Top Channel