Berisha: Euro, e ardhmja e monedhës

31/03/2011 11:00

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur ecurinë dhe qendrueshmërinë e lekut gjatë krizës financiare të vitit të shkuar, që lëkundi euron dhe dollarin, gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës për kartmonedhat shqiptare me rastin e 85-vjetorit tw emetimit të prerjes sw parë të shtetit modern shqiptar.

Ai theksoi se e ardhmja e monedhës së vendit është ajo e bashkimit me euron, në kuadër të integrimit të vendit në BE.

“Në periudhën e cunamit, leku, i përballur me dollarin dhe euron, qendroi para tyre dhe presioneve të paimagjinueshme të luhatjes së kursit me dinjitet të madh. Leku u provua lekë i vërtetë. Këto vite në dallim nga monedhat e tjera të rajonit sigurisht që u luhatën, por shumë herë më pak se gjithë simotrat e saj dhe qendroi si një fakt shumë i rëndësishëm i stabilitetit të ekonomisë së vendit”, është shprehur Berisha.

“Ditën që do të hyjë në BE, monedha jonë do të hyjë si një zonjë sovrane që ka vendosur të bashkohet në interesin më të mirë të shtetit, pasaportë e të cilit është”, theksoi kryeministri.

Top Channel