Furgoni përplas për vdekje 60-vjecarin

30/03/2011 21:55

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Korcë-Bilisht, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një person.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave një mjet tip furgon ka përplasur për vdekje një 60-vjecar që kalonte rrugën.

Policia po heton për të verifikuar nëse shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e furgonit apo kalimi i gabuar i rrugës nga viktima.

Top Channel