Aleanca Kuqezi në Pogradec

30/03/2011 10:00

Aleanca Kuqezi ka mbërritur në qytetin e Pogradecit ku po vazhdon nënshkrimi i peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike.

Qindra persona kanë nënshkruar dokumentin duke shprehur qendrimin e tyre kundër këtij regjistrimi.

“Synimi ynë është që të përfshihen të gjithë shqiptarët. Mos bëni pazar me identitetin”, janë shprehur përfaqësues të Aleancës.

“Ka filluar çensura në media. Shteti nuk duhet të ndërhyjë tek besimi dhe feja”, theksoi Aleanca.

Top Channel