PS: Basha, simboli i korrupsionit

29/03/2011 16:05

Partia Socialiste ka akuzuar sot kandidatin e demokratëve për bashkinë e Tiranës, duke thënë se ai është bartës i shumë krimeve dhe përfaqësues i korrupsionit të qeverisë Berisha.

“Luli mbahet mend kur ishte ministër i Transporteve, për korrupsionin me rrugën e kombit, si ministër i Jashtëm mbahet mend si tradhtari që i shiti detin Shqipërisë. Por më e rënda është ajo si ministër i Brendshëm që vrau 4 qytetarë të pafajshëm”, ka deklaruar deputetja Lindita Nikolli.

Ajo ka shtuar më tej se Basha është vetëm një zbatues i urdhërave të kryeministrit dhe si i tillë nuk mund të jetë më shumë se një “Minisali”.

Top Channel