Francë, përplasje në partinë e Sarkozy-së

29/03/2011 21:45

Partia e Presidentit Francez, Nicolas Sarkozy, u përça sot nga konflikti publik midis Kryeministrit dhe liderit të partisë UMP.

Kryeministri Fillon e cilësoi si të paaftë liderin partiak, Jean-Francois Cope, pasi ky i fundit distancoi veten nga fjalimet e tij për sekularizmin dhe islamin.

Mediat franceze nuk vonuan të cilësonin ngjarjen si “përçarje” dhe “panik”, ndërsa kjo përplasje vjen pak ditë pas një humbje të bujshme të UMP-së në zgjedhjet për komuna dhe qyteza.

Franca po përjeton një rritje të konsiderueshme të përkrahjes për ekstremin e djathtë, Frontin Kombëtar të kryesuar nga Marine le Pen, të renditur ne vendin e tretë, pas socialistëve, por shumë pranë UMP-së.

Sipas sondazheve, nëse zgjedhjet presidenciale do të zhvilloheshin në këtë moment, presidenti i tanishëm Sarkozy nuk do të kalonte as raundin e parë.

Ai do të fitonte 17% të votave të francezëve, përballë 21% të Marine le Pen dhe 34% të socialistit Dominique Strauss-Kahn.

Top Channel