Zgjedhjet, LSI pranon ftesën e Patozit

26/03/2011 13:10

Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, për mbajtjen e një tryeze të përbashkët për të diskutuar mbi zgjedhjet lokale.

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka deklaruar në një konferencë për shtyp se, bashkëpunimi për zgjedhjet është në të mirë të qytetarëve.

Rama ka vlerësuar kandidaturën e Lulzim Bashës për bashkinë e Tiranës dhe ka shprehur bindjen se koalicioni qeverisës do ta fitojë garën për kryeqytetin.

“Lulzim Basha do të fitojë sepse e do Tiranën. LSI përfaqësohet me dinjitet me kandidaturën e Bashës. Ai është model i qytetarëve të Tiranës”, ka deklaruar Rama.

Top Channel